Site icon Telegrafi

Interesim i madh për Marketin e Ndërtimit nga qytetarët, vazhdon edhe për dy ditët e ardhshme në sallën “1 Tetori”

Të hënën është hapur Marketi i Ndërtimit, i cili është një risi për tregun e Kosovës, ku janë bashkuar kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe jo vetëm.

Aty, qytetarët që vizitojnë këtë panair kanë mundësin të përfitojnë çmime të ulëta dhe zbritje të jashtëzakonshme deri të mërkurën në ora 18:00

Marketi i Ndërtimit është një risi për tregun e Kosovës, ku bashkohen kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe jo vetëm. Qytetarët që do ta vizitojnë këtë panair do të kenë mundësi të përfitojnë çmime që as që do të mund t’i kishin imagjinuar.

Në këtë panair pritet të marrin pjesë mijëra veta, e ku synohet të arrihen marrëveshje të shumta të shitblerjes mes kompanive më prestigjioze të ndërtimit dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë panair.

Panairi më i madh e unik i mbajtur ndonjëherë, hap dyert më 31 korrik në ora 11:00 dhe do të mbahet për tri ditë radhazi në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Ky panair është organizuar nga Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, po sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë.

“BANESA, SHTËPI, ARKITEKTURË, NDËRTIM, MOBILIERI, ARTIKUJ BETONI, BANKA, SANITARI, SHËNDETËSI E PUNËS, FASADA, DYER E DRITARE, PRODHIME TË TARRACAVE, ELEKTRIK, PLLAKA E PARKET, NGJYRA, ASHENSORË, PRODHIME METALIKE, NDRIÇIM”, janë disa nga artikutj që do të jenë pjesë e këtij Marketi.

Exit mobile version