Telegrafi

Interesim i madh për The Dark Tower, mbi 300 bileta te shitura në Cineplexx! (Foto)

Filmi më i ri nga libri i bazuar nga novela e Stephen King po i mbledh fansat e zhanrit fantazi dhe aventurë, si dhe dhe fansat e Idris Elba dhe Matthew Mcconaughey, të gjithë në një vend.

Deri tani, për premierën e filmit me 10 gusht në Cineplexx, janë shitur mbi 300 bileta.

Teksa interesimi po rritet, eventi i radhës në Cineplexx me filmin “The Dark Tower”, pritet të jetë ngjarje me numër të madh të pjesëmarrësve, duke e hapur sezonën e filmave të Gushtit.

Ngjarja e filmit zhvillohet rreth 3 personazheve kryesore, një avanturistit të ri, Jack Chambers, Gunslinger (Idris Elba), dhe “Njeriu në të zeza” (Matthew Mcconaughey). Pas ndjekjes së misterit të botës “Mid World”, Jack Chambers obsesionohet për ta gjetur atë. Aty ai takohet me Gunslinger, i cili është në kërkim për të arritur “Kullën e Errët” që gjendet në End-World.

Ai thotë se duhet ta arrij pikën e lidhjes mes kohës dhe hapësirës, ku ai shpreson se do të shpëtojë të gjithë ekzistencën nga zhdukja nga ferri. Por me përbindsha të ndryshëm dhe një magjistar vicioz i njohur si “Njeriu në të zeza”, ka gjasa që kërkimi i tyre mund të jetë i vështirë për t’u kompletuar.

Gjatë natës së premierës (me 10 maj), do të ketë si shpërblim kupona nga Bo Bowling, surpriza dhe pije falas.
Biletat mund t’i blini në Cineplexx nga ora 14:30.

Oraret e filmit mund t’i gjeni në këtë link: http://www.cineplexx-ks.eu/movie/The-Dark-Tower/