Me daljen në shitje të biletave për ndeshjen e madhe të basketbollit që do të zhvillohet më 2 Gusht, duke filluar nga ora 20:15, tifozët e Dardanëve dhe qytetarë të shumtë kanë shprehur interesim të madh për blerjen e këtyre biletave.
Çmimi i një bilete për këtë ndeshje është 4 Euro, derisa lokacionet e shitjes janë tek amfiteatri në Sheshin Zahir Pajaziti dhe tek obelisku i New Born-it.
Në këto ndeshje parakualifikuese europiane Kosova bën pjesë në Grupin C, dhe do të ndeshet me Maqedoninë (përkatësisht nesër) dhe me Estoninë më 19 Gusht.
Përfaqësuesja e Kosovës është stërvitur në vazhdimësi nga selektori i njohur Bred Greenberg dhe ekipit i janë bashkangjitur përforcime të reja të cilët luajnë në arenën ndërkombëtare.
Optimizmi për fitore është i dukshëm, dhe pritet të mbretërojë një atmosferë impozante edhe më 2 Gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.