Filmi i ri aksion me Charlize Theron dhe James McAvoy ka zgjuar interesim të madh në Cineplexx, ku për premierën e të enjtës, janë shitur 300 bileta.
Aktorja e cila para një jave ka festuar ditëlindjen e 42-të, po cilësohet si zgjedhja e përsosur për këtë film aksion. Theron në rolin e agjentës M16, ka ushtruar dy deri në tre orë në ditë për gjashtë javë para se të fillonte filmi. “Ajo ishte jashtëzakonisht e fuqishme; ajo bëri 95% të luftimeve vetë – ka thënë koreografi i filmit Atomic Blonde.
Gjatë eventit “Ladies Night – Atomic Blonde Premiere” që do të mbahet të enjtën me 17 Gusht, Cineplexx së bashku me TEB Sh.a., do të kenë ofertën 1+1. Të gjithë që blejnë biletë me kartelën “She Card”, fitojnë edhe një biletë FALAS!
Mirëpo kjo nuk është e tëra. Gjatë këtij eventit, Cineplexx në bashkëpunim me Strongbow, do t’i dhurojë të gjithë klientëve pije FALAS në korrdor. Për t’a bërë eventin edhe më interesant, Cinepexx ka bashkëpunuar me Librarinë Buzuku, për të dhuruar 5 libra “Unë jam Malala” nga Malala Yousafzai.
Aktiviteti kryesor gjatë natës do të jetë loja për ta fituar një kupon për ngjyrosje të flokëve nga “Salloni Gazi & Korabi”, ku Cineplexx ka treguar se do ta zgjedhin një Atomic Blonde të natës:
Eventi do të fillojë prej orës 20:00. Për më shumë rreth eventit klikoni KËTU.