Me rastin e hapjes së pikës së re në Zonën Industriale në Prishtinë, Aztech Electronics ka sjellë zbritje të mëdha me një numër jashtëzakonisht të madh të njerëzve për të blerë pajisje elektoro-shtëpiake me zbritje.
Rrjeti i dyqaneve të elektronikës ka sjellë risi në pikën e re duke zgjeruar asortimanin me artikuj të ndryshëm nga elektronika dhe pajisje të cilat i nevojiten çdo shtëpie.
Numri i madh i artikujve me cilësi të lartë dhe të brendeve të njohura botërore nuk kanë qenë e vetmja gjë e cila i ka tërhequr vëmendjen e konsumatorëve.
Me rastin e hapjes së pikës së re, Aztech Electronics ka ofruar zbritje deri në 50% dhe mundësi blerje deri në 12 këste, pa kamatë me të gjitha llojet e kartelave bankare.
Prodhuesit vendorë kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mundësinë që t’i ekspozojnë prodhimet e tyre që i përkasin fushës së elektronikës, tekstilit, artizanateve apo punimeve të drurit. Gjithashtu në sektorin e pajisjeve për kuzhinë rëndësi të madhe i është kushtuar punësimit të femrave dhe zhvillimit të karrierës së tyre.
Menaxherja e marketingut në Aztech Electronics, Yllka Metaj ka treguar për Telegrafin risitë që kanë sjellë për konsumatorët në pikën e re.