Telegrafi

Interesim i lartë për filmin Deadpool 2 , mbi 850 bileta të shitura në Cineplexx

Me 17 maj, Cineplexx do të organizojë sërish eventin Premierë, këtë herë me filmin komedi, aksion, si dhe njërin nga filmat superhero më të pritur këtë vit “Deadpool 2”.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që është pjesa e dytë e një franshize shumë të suksesshme. Pa dyshim, edhe aktori i njohur Ryan Reynolds (në rolin e Deadpool) është arsye e interesimit për këtë film.

Cineplexx përveq premierës së “Deadpool 2” do të shpërndajë mbi 50 shpërblime që do të dhurohen gjatë natës. Këto janë shpërblimet që Cineplexx me partnerët do t’i dhurojnë:

45 Vouchers nga Reload
10 Gift Cards nga Springfield
2 Sete të librave MARVEL

Momentalisht, janë shitur mbi 400 bileta, ndërsa interesimi vetëm po rritet. Për këtë arsye, Cineplexx ka hapur tetë termine vetëm për këtë natë. Oraret mund t’i shihni këtu: https://goo.gl/Fiebwy

Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:45. Nxitoni sepse numri është i limituar! /Telegrafi/