Site icon Telegrafi

Interesim i jashtëzakonshëm për filmin Avengers Infinity War në Cineplexx! Mbi 1000 bileta të shitura

Cineplexx organizon për herë të parë eventin Superheroes Night me premierën e filmit “Avengers: Infinity War”, dhe interesimi është i jashtëzakonshëm!

Filmi i fundit nga MARVEL ka zgjuar interesim shumë të madh tek adhuruesit e filmave me superheronjë. Deri tani, Cineplexx ka zbuluar se janë shitur mbi 1000 bileta, dhe interesimi vetëm po rritet!

Edhe pse ka shumë bileta të shitura, Cineplexx ka shtuar edhe më shumë orare për shfaqjen e këtij filmi, duke i arritur 11 orare në total vetëm për Avengers: Infinity War me 26 prill.

Pjesa e fundit e Avengers, ka të bëjë me bashkimin e të gjthë superheronjëve, ku ata duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur Thanosin e fuqishëm, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t’i japë fund universit.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Oraret e filmit: https://goo.gl/Bn4CJV 

/Telegrafi/

Exit mobile version