Telegrafi

Interesim i madh për Windows 8 CP

Edhe pse ka funksionalitet më të madh në krahasim me Developer Preview të vitit të kaluar, versioni CP i Windows 8 ende i dedikohet kryesisht testimit dhe zbulimit të risive të ndryshme të cilat mund të presim të paraqiten në versionin final të këtij sistemi operativ. Të interesuarit të cilët ende nuk kanë shkarkuar ekzemplarin e tyre të Windows 8 CP (në versionin 32- ose 64-bitësh) mund ta bëjnë atë nga faqet zyrtare. /Telegrafi/