Telegrafi

Interesim i madh për tabletin e Amazonit

Amazon gjatë ditës së parë pas paraqitjes përmes para-porosive ka arritur të shes 95,000 pajisje përmes faqeve të veta dhe partnerëve të shitjes siç është Best Buy.

Të dhënat i ka publikuar kompania eDataSource, ndërsa dërgesat e pajisjeve tek blerësit do të fillojnë vetëm nga mesi i muajit nëntor. Krahas dizajnit të thjeshtë dhe kompakt dhe softuerin e mirëfilltë, blerësit me gjasë për blerjen e Kindle Fire do të tërheq çmimi prej 199 dollarë, që është dukshëm më lirë nga zgjidhjet konkurrente. Rekordin ende e mban Apple me 300,000 iPad të shitur gjatë ditës së parë të shitjes.

Por ka dhe zëra që thojnë se versioni 10-inçësh i Kindle Fire mund të jetë një "iPad killer", e neve na mbetet të presim dhe të shohim si do të rrjedhin gjërat. /Telegrafi/