Site icon Telegrafi

Interesim i madh për një vend pune si zhigolo

Ish ligjvënësja Pam Corkery, bashkëpronare e bordelit “Pammy’s” është e befasuar me interesimin që kanë shfaqur kandidatët potencialë për vendin e zhigolos. Vetëm në Facebook për dy ditë janë paraqitur më shumë se 700 kandidatë.

Bordeli “Pammy’s” do të hapë dyert e veta në fillim të vitit 2011. Së bashku me prostitutat meshkuj, kërkohen edhe punëtorë që mund të punojnë në bar dhe në klubet të cilat gjenden ngjitur me bordelin.

Listën e ngushtë të kandidatëve për zhigolo do ta përpilojë një grup i femrave të famshme holandeze, ndërsa fatlumët që punësohen do të përgatiten për këtë profesion nga terapeutë seksualë.

“Shumica e meshkujve nuk ka nevojë për ta perfeksionuar këtë profesion. Përdoren të njëjtat teknika… Por ekzistojnë stërvitje për djemtë që kanë probleme me performancën e tyre”, thotë Corkery.

Meshkujt e zgjedhur do t’i argëtojnë damat në 14 dhoma private të bordelit, po ashtu edhe në banak dhe në podiumin e vallëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version