Site icon Telegrafi

Interesim i dobët për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se jehona e vaksinimit duhet të jetë më i madhe dhe u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten në ueb-faqen “vakcinacija.mk”.

Pardje, siç tha ministri Filipçe, nga 9.000 qytetarë të cilët kanë marrë termin për vaksinim, vetëm gjysma ose 4.500 janë paraqitur në pikat vaksinale.

Ai tha se do të vaksinohen ministrat duke marrë parasysh se kanë caktuar udhëtime dhe po ashtu paralajmëroi vazhdim të vaksinimit për punonjësit në infrastrukturën kritike.

Momentalisht në Maqedoni nuk lejohet zgjedhja e vaksinës për shkak se, siç thotë Filipçe, të gjitha vaksinat janë të sigurta, përveç vaksinës “AstraZeneca” e cila jepet vetëm për personat mbi 60 vjet.

“Pritjet janë se deri në maj do të arrijnë rreth 50 mijë vaksina ‘Pfizer’, përkatësisht çdo të hënë do të mbërrijnë rreth 10 mijë vaksina, ndërsa kah mesi i këtij muaji pritet të arrijë edhe një sasi shtesë e vaksinës ‘Sinofarm'”, tha Filipçe./Telegrafi/

 

Exit mobile version