Telegrafi

Interesi i Bonove rritet në 7.4%

Duket se rritja e interesit ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës në vlerë të lartë për financim nga Qeveria. Shuma e kërkuar nga Qeveria për t’u financuar ishte 14.9 miliardë lekë, shumë që u përmbush e gjitha me 31 oferta të paraqitura gjithsej.

Rritje shënoi edhe interesi mesatar i ponderuar për bonot me afat maturimi tre mujor, që arriti në 5.55 për qind, nga 5.47 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm. Shuma e kërkuar për financim nga qeveria ishte 4.4 miliardë lekë dhe po kaq ishte vlera e 6 ofertave të paraqitura.

Gjatë muajit maj, interesi i bonove të thesarit kishte shënuar rënie. /Telegrafi/