Sime Vrsaljko është futur në skuadrën e Interit për ndeshjen me Parman e vlefshme për Serie A, ndërsa Lautaro Martinez mbetet jashtë.
Vrsajlko është rikuperuar nga problemi i gjurit që kishte.
Ai e kishte lënë ndeshjen mes Kroacisë dhe Spanjës në minutën e 20-të, ku kombëtarja e tij humbi 6-0.
Në anën tjetër Martinez nuk ka arritur të shërohet me kohë.
Ai e ka lënduar kyçin e këmbës, në ndeshjet e Argjentinës kundër Guatemalës dhe Kolumbisë.
Interit nuk ka probleme tjera dhe pritet ta vazhdojë serinë e nisur ndaj Bolognas ku fituan 3-0.
Në skuadër është Joao Mario, i cili vazhdon të ketë probleme, shkaku që nuk ka pranuar largimin nga klubi. /Telegrafi/
Skuadra Interi: Handanovic, Padelli, Berni; Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar; Gagliardini, Vecino, Nainggolan, Joao Mario, Borja Valero, Brozovic; Icardi, Keita, Politano, Perisic, Candreva.