Site icon Telegrafi

Inter – Viktoria Plzen, formacionet e mundshme

Interi pret Viktoria Plzen sot (e mërkurë) me Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko që pritet të startojnë në vijën e sulmit.

Nerazzurrët janë nikoqir të çekëve në takimin që pritet të zhvillohet sot në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 18:45.

Interi do të kualifikohet në raundin tjetër në rast fitore, dhe rezultati i ndeshjes mes Barcelona-Bayern Munich në grupin C do të ishte krejtësisht i parëndësishëm.

Marcelo Brozovic është lojtari i vetëm i lënduar për Nerazzurrët. Romelu Lukaku është i disponueshëm, por pritet të fillojë nga bankina, pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje konkurruese që nga fundi i gushtit.

Stefan de Vrij është favorit ndaj Francesco Acerbi në qendër të mbrojtjes dhe Federico Dimarco ndaj Robin Gosens në të majtë.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është suspenduar, kështu që ndihmësi i tij Massimiliano Farris do t’i japë udhëzime skuadrës nga vija e kontaktit.

Interi mund të kualifikohet në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi dhe ky do të ishte një sukses pasi grupi i tij cilësohej si ‘grupi i vdekjes’.

Interi fitoi ndeshjen e parë në udhëtim

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2)Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

Viktoria Plzen (4-2-3-1): Stanek; Havel, Hejda, Pernica, Jemelka; Kalvach, Bucha; Jirka, Vlkanova, Mosquera; Chory.

/Telegrafi/

Exit mobile version