Interi do të jetë nikoqir i Veronës në javën e 30-të në Serie A.
Skuadra e Luciano Spallettit po kërkon një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Në tri ndeshjet e fundit, Inter ka marrë shtatë pikë duke marrë dy fitore dhe një barazim.
Neroazzurrët llogaritën si favorit në letër përballë Veronës që është e parafundit në tabelë.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të kësaj sfide.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio, Brozovic, Gagliardini, Candreva, Rafinha, Perisic, Icardi.
Verona: Nicolas, Ferrari, Caracciolo, Souprayen, Romulo, Calvano, Buchel, Fares, Aarons, Petkovic. /Telegrafi/