Interi arriti të fitojë në Giuseppe Meazza ndaj Udineses me rezultat 3-1.
Golat në këtë takim u shënuan nga Cyril Thereau, Stevan Jovetic (dy gola) dhe Eder.
Por, ajo që ra në sy për të keq në këtë ndeshje ishte se të dy ekipet nuk kishin asnjë lojtarë italian në formacionin startues.
Dhe kjo ishte hera e parë në historinë e Serie A që asnjë lojtarë italian nuk është pjesë e njëmbëdhjetëshit startues nga të dy ekipet.
Nerazzurrët aktualisht mbajnë vendin e katër, kurse Udinese të 14. /Telegrafi/