Telegrafi

Inter udhëton në Spanjë për sfidën ndaj Atletico Madridit me dy mungesa

Dyshja e Interit, Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto, kanë pësuar lëndime muskulore por braziliani mund të rikthehet ndaj Napolit, ndërsa austriaku mund të mbetet jashtë fushave për një muaj.

Interi ka lëshuar një njoftim zyrtar duke përditësuar gjendjen e Arnautovic dhe Augustos që pësuan lëndime në duelin ndaj Bolognas të premten.

“Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto i janë nënshtruar testeve mjekësore këtë mëngjes në institutin Humanitas në Rozzano”, thuhej në njoftimin e ‘Nerazzurëve’.

“Austriaku ka pësuar një çarje të muskulit në kofshën e djathtë, ndërsa braziliani ka një çarje të muskulit në këmbën e djathtë. Gjendja e dy lojtarëve do të përcillet gjatë ditëve në vijim” thuhej tutje në njoftim.

Sipas gazetarit Pasquale Guarro, Arnautovic mund të mbetet jashtë fushave për diku një muaj, ndërsa Augusto mund të rikthehet ndaj Napolit javën e ardhshme.

Të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen ndaj Atletico Madridit të mërkurën e cila është e vlefshmë për kualifikim në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/