Telegrafi

Inter, titulli shtyhet për një javë

Nerazzurrët u gjetën në disavantazh pas një gabimi të Samuel dhe Motta, me ç’rast topi përfundoi në rrjetin e Julio Cesar (12’). Mirëpo nuk kaloi as një minutë, dhe mysafirët kthyen favorin duke shënuar në portë të vet, ndërsa ‘realizues’ ishte Andrea Mantovani.

Për epërsinë e parë të zikaltërve shënoi Esteban Cambiasso (34’), ndërsa Diego Milito vendosi rezultatin e pjesës së parë prej 3-1 (39’).

Në minutat e para të pjesës së dytë (52’), Mario Balotelli shënoi golin e katërt të Interit, ndërsa pas një ore lojë (60’) Pablo Granoche ngushtoi rezultatin në 4-2.

Për ta bërë ndeshjen më dramatike u përkujdes Sergio Pellissier, i cili ngushtoi edhe më shumë epërsinë (75’).

Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë, ashtu që Interit i mbetet edhe pengesa e vetme, Siena, në javën e fundit të Serie A për t’u shpallur sërish kampion i Italisë. /Telegrafi/