Telegrafi

Inter do të marrë vendimin drastik për Acerbin nëse shpallet fajtor për abuzim racor

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Interi është i zemëruar me mbrojtësin e tyre Francesco Acerbi, dhe do të ndajë rrugët me veteranin në rast se ai shpallet fajtor për abuzim racor.

36-vjeçari ka dhënë dëshminë e tij sot (e premte) në mëngjes dhe rrezikon të paktën një dënim prej dhjetë ndeshjeve nëse shpallet fajtor për racizëm.

Acerbi dyshohet se e ka ofenduar në baza racore mbrojtësin e Napolit, Juan Jesus, gjatë përballjes së Inter dhe Napoli në Serie A.

Jesus më pas kishte thënë se Acerbi  ka kërkuar falje në fushë, por ky i fundit i mohoi këto akuza një ditë më pas. Acerbi insistoi në dëshminë e tij të dhënë se ai nuk kishte thënë asgjë raciste në drejtim të Jesus.

Sidoqoftë, sipas La Gazzettas, Interi përveç se është i zemëruar me Acerbin, jo vetëm për shkak të incidentit, por edhe për mënyrën se si ai e trajtoi këtë çështje publikisht.

Lexo po ashtu Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Siç shton tutje raporti, agjenti i lojtarit e ekspozoi këtë rast në media, diçka që Interit nuk i pëlqeu aspak. Natyrisht, në rast se Acerbi shpallet fajtor, ‘Nerazzurrët’ do të ishin edhe më të zemëruar pasi sjellja e tij nuk përkon me standardet e klubit.

‘Gazzetta’ nënvizon se në rast se akuzat vërtetohen, Interi do t’i ndërprente kontratën Acerbit me efekt të menjëhershëm.

Kontrata e italianit skadon në qershor të vitit 2025, kështu që Inter do të duhej të gjente një mënyrë për ta larguar atë./Telegrafi/