Interi dhe Spali kanë publikuar tashëm formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Nerazzurrët janë nikoqir të Spalit në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 15:00.
Ekipi i Antonio Contes është në formë të mirë me katër fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës shkaku edhe disa rekordeve që është duke i kërkuar.
👀 | SNEAK PEEK
Our dressing room's ready for #InterSPAL… are you? 👊#ForzaInter ⚫🔵 pic.twitter.com/pmZKyNd2cq
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 1, 2019
Në anën tjetër, mysafirët janë në një formë të tmerrshme dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.
Trajnerët e dy skuadrave kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Gagliardini, Lazaro; Lukaku, Lautaro Martinez
SPAL: Berisha; Igor, Vicari, Tomovic; Valoti, Murgia, Valdifiori, Kurtic, Reca; Strefezza, Petagna
/Telegrafi/