Telegrafi

Inter – Roma, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A

Interi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në kampionatin italian, e cila zhvillohet në Giussepe Meazza nga 20:45.

Skuadra e Luciano Spallettit ka pesë ndeshje pa fitore në Serie A dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve pikërisht në derbi ndaj Romës duke dashur ta shfrytëzojnë terrenin vendas.

Në anën tjetër, edhe Roma e Eusebio Di Francescos nuk po përjeton formë të mirë, pasi janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit, por do të ishin të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

InterHandanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, Santon; Gagliardini, Vecino; Candreva, Borja Valero, Perisic; Icardi

RomaAlisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, Strootman, Gerson; Nainggolan, Dzeko, El Shaarawy

/Telegrafi/