Telegrafi

Inter – Roma, formacionet e mundshme të derbi të javës në Serie A

Interi dhe Roma do të luajnë mes vete në derbin e javës në kampionatin italian, Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:45.

Skuadra e Antonio Contes vjen në këtë takim me një seri pozitive me pesë fitore radhazi dhe pret fitoren e radhës për të mbajtur pozitën e parë.

Lexo po ashtu Mediumi italian kritikohet për racizëm - Ballina e gazetës emërohet si "E Premtja e Zezë" në formë sinonimi për derbin Inter-Roma

Në anën tjetër, mysafirët e Romës gjithashtu kanë katër fitore nga pesë ndeshje dhe synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Të dy klubet kanë mungesa të theksuara në formacion, por trajnerët pritet të vendosin formacionet më të mira të mundshme.

INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Borja Valero, Brozovic, Biraghi; Lukaku, Lautaro Martinez.

ROMA (4-2-3-1): Pau Lopez; Spinazzola, Mancini, Smalling, Kolarov; Diawara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

/Telegrafi/