Telegrafi

Interi pëson gol, shënon ish-lojtari i Skënderbeut, Olayinka

Nuk ka nisur edhe mirë sezoni i Interit në Ligën e Kampionëve, pasi që është duke pësuar humbje nga Slavia e Pragës në shtëpi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë çekët gjetën golin.

Ka qenë sulmuesi nigerian Peter Olayinka, që më parë ka luajtur te Skënderbeu i Korçës që ka arritur ta gjejë rrjetën.

Zhvillohej minuta e 64-të kur sulmuesi pas dy tentimeve arriti ta mposht portierin Samir Handanovic.

Interit në pjesën e mbetur të lojës do ta kërkojë që ta kthejnë rezultatin. /Telegrafi/