Nuk ka nisur edhe mirë sezoni i Interit në Ligën e Kampionëve, pasi që është duke pësuar humbje nga Slavia e Pragës në shtëpi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë çekët gjetën golin.
Ka qenë sulmuesi nigerian Peter Olayinka, që më parë ka luajtur te Skënderbeu i Korçës që ka arritur ta gjejë rrjetën.
https://www.youtube.com/watch?v=6JAPfpzBBUs
Zhvillohej minuta e 64-të kur sulmuesi pas dy tentimeve arriti ta mposht portierin Samir Handanovic.
Interit në pjesën e mbetur të lojës do ta kërkojë që ta kthejnë rezultatin. /Telegrafi/