Telegrafi

Inter pas Pienaar

Daily Mail shkruan se pas paraqitjes së dobët në Kupën Botërore, Federata Italiane e Futbollit iu ka thënë klubeve se mund të transferojnë vetëm një lojtar jo-evropian në ekip çdo sezon dhe i riu braziliani Phillipe Coutinho e ka mbushur këtë vend.

Megjithatë, kjo ka ndodhur para se Rafa Benitez të arrijë. Spanjolli e dëshironte Pienaar edhe te Liverpooli, por beson se transferimi i tij te Inter mund të kryhet më lehtë.

Evertoni e vlerëson me 15 milionë funte mesfushorin. Nëse ai nuk mund të transferohet tash, për shkak të rregullave, Pienaar do të mund të mbyllte kontratën e tij dhe të nënshkruante për Interin si lojtar i lirë në muajin janar. /Telegrafi/