Interi ka marrë fitoren e parë në Serie A pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Neroazzurrët mposhtën në udhëtim javën e kaluar Bolognan me rezultat bindës 0-3.
Të besuarit e Luciano Spallettit do të jenë nikoqir i skuadrës së rikthyer në elitë Parma.
Interi është favorit për ta fituar ndeshjen, por Parma ka treguar futboll të bukur në këto tri ndeshjet e para në Serie A.
Oggi in campo con la terza divisa! 👕😍
Ecco il nostro spogliatoio, pronto per #InterParma 📸 #ForzaInter pic.twitter.com/5XaOOzcrEn
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 15, 2018
Tek vendasit në këtë sfidë do të mungoj përsëri kapiteni Mauro Icardi në 11 e parë.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes që do të luhet nga ora 15:00 në Giuzzeppe Meazza.
Formacionet zyrtare:
📋 Questi i nostri 1⃣1⃣ per #InterParma! 👇#FORZAINTER ⚫️🔵 #InterIsHere pic.twitter.com/0AnsrmSmKF
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 15, 2018
Inter: Handanovic, D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Dalbert, Brozovic, Gagliardini, Candreva, Nainggolan, Perisic, Keita Balde.
Parma: Sepe, Iacoponi, Alves, Gagliolo, Gobbi, Stulac, Barilla, Rigoni, Gervinho, Inglese, Di Gaudio. /Telegrafi/
https://twitter.com/1913parmacalcio/status/1040933324196376580