Telegrafi

Inter – Parma, formacionet zyrtare – Nerazzurrët synojnë fitoren

Interi dhe Parma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të klubit emilian në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A, e cila zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Skuadra e Antonio Contes dëshiron fitoren e radhës në kampionat, pasi tri pikë të reja do ta kalonin në pozitën e parë.

Në anën tjetër, Parma gjithashtu ka formë të mirë dhe do të tentojë me të gjitha forcat për të marr rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Conte ka vendosur për disa ndryshime, ndërsa trajneri i Parmas ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Inter: Handanovic; Skriniar, Godin, Bastoni; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Barella, Biraghi; R Lukaku, Lautaro Martinez

Parma: Sepe; Darmian, Iacoponi, Gagliolo, Dermaku; Kucka, Scozzarella, Hernani; Kulusevski, Gervinho, Karamoh

/Telegrafi/