Telegrafi

Inter ofron 40 milionë euro për Benzeman

Sulmuesi francez ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, ndërsa Nerazzurët e konsiderojnë atë si zëvendësues të denjë të Zlatan Ibrahimovicit, nëse ai largohet drejt Barcelonës, apo si partner të tij në sulm nëse boshnjaku me pasaportë suedeze vendos të qëndrojë me zikaltrit.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka deklaruar se Benzema do të qëndrojë në Stade Gerland edhe sezonin e ardhshëm, mirëpo një mega-ofertë nga Massimo Moratti, vështirë se mund të refuzohet nga homologu i tij francez.