Telegrafi

Inter nuk do të rinovojë me Mancinin, gati alternativat

Inter kanë vendosur të mos rinovojë kontratën e Roberto Mancinit, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit 2016-17.

Trajneri italian është në Amerikë me skuadrën për turneun e tyre veror dhe pritet të takohet sonte me Presidentin Erick Thohir.

Javën e ardhshme, përfaqësuesit nga pronarët e rinj, Suning Group do të jetë i pranishëm për bisedime me Mancinin.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, ata që janë pranë klubit kanw zbuluar se nuk ka ndërmend të rinovohet kontrata e Mancinit dhe as investime të mëdha në skuadër.

Lexo po ashtu Vazhdojnë tensionet Mancini-Inter

Lista e alternativave tashmë është duke u hartuar në rast se Mancio vendos të dalë para se të fillojë ky sezon.

Leonardo është në ballë, në atë që do të jetë një kthim në klub dhe në krye tw menaxhimit.

Cesare Prandelli është në dispozicion dhe Marcelo Bielsa është një alternativë shumë më e ashpër, pasi Lazio ka kërcënuar se do të padisë atë për shkelje të kontratës. /Telegrafi/