Interi ka njoftuar se një anëtar i stafit të ekipit ka rezultuar pozitiv me coronavirus.
Pasi njoftoi se katër lojtarë kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, ndeshja kundër Sassuolo këtë fundjavë u shty nga autoriteti lokal i shëndetësisë.
ASL ndali edhe stërvitjet e Interit, duke i futur në karantinë deri të hënën, ndërsa edhe lojtarët janë ndaluar të udhëtojnë me kombëtaret e tyre.
Sot, Nerazzurrët njoftuan se një anëtar tjetër i stafit ka rezultuar pozitiv për coronavirus.
“FC Internazionale Milano – pas provave të kryera dje – njofton se një anëtar i grupit të ekipit ka dalë pozitiv”.
“Testet e reja u kryen në të gjithë grupin edhe sot”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/