Telegrafi

Inter ndalohet nga Atalanta

Edhe pse mysafirët avanconin deri në minutën e 81-të me golin e Diego Milito (15’), nuk arritën të marrë pikë të plota në takimin ndaj Atalantas.

Goditja më e madhe për nerazurët ishte përjashtimi i Wesley Snejder për shkak të dy kartonëve të verdhë në minutën e 65-të të ndeshjes, që i lejoi vendasve hapësirë më të madhe.

Ishte Simone Tiribocchi ai që shënoi golin e barazimit për Atalantan, 9 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Me gjithë barazimin, nerazurët forcojnë kreun me edhe një pikë më shumë (36) krahasuar me ndjekësit Milanin (31) dhe Juventusin (30), të cilët që dy u mposhtën këtë javë./Telegrafi/