Telegrafi

Inter mund ta largohet nga Nike pas 20 vitesh për të kaluar te Adidas?

Interi mund të mbyllin marrëveshjen që e ka tash e 20 vite me Nike-n dhe të nënshkruajë me Adidas-in.

Nerazzurët janë të lidhur me gjigantin amerikan të veshjeve sportive që nga viti 1998, kur Nike prodhoi për herë të parë fanellën e Interit për sezonin 1998-99.

Megjithatë sipas ueb faqes FCInterNews.It, që është e lidhur ngushtë me klubin, bisedime kanë filluar me kompaninë për një rinovim të mundshëm, por nuk përjashtohet mundësi për ta ndërruar.

Nike aktualisht paguan Interin 10 milionë euro në sezon, shumë larg nga shumica e klubeve të mëdha evropiane, dhe më e rëndësishmja, shumë larg rivalit të madh Juventusit, që Adidas e paguan 51 milionë euro në sezon.

Kjo ueb faqe raporton se Adidas mund të jetë i interesuar të sponsorizojë Interin, duke tentuar të marr tregun italian, pasi janë ndar me Milanin verën e kaluar.

Beppe Marotta, aktualisht drejtor i përgjithshëm me Interin, luajti një rol kryesor në marrjen e prodhuesit gjerman te Juventusi, kur ishte drejtor sportiv në klub disa vjet më parë. /Telegrafi/