Inter ka fituar me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Torinos, xhiro kjo e cila ishte e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.
Vendasit patën disa raste të mira në pjesën e parë me Demba Seck dhe Pietro Pellegrin, por pa arritur dot që ta gjenin rrugën e rrjetës.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll pa gola 0-0.
Golin e epërsisë Interit ia dha Marcus Thuram në minutën e 59-të, i cili për mrekulli shfyrtëzoi asistimin e holandezit Denzel Dumfries për të shënuar në cepin e majtë të portës.
Nuk vonoi shumë dhe Inter dyfishoi rezultatin në minutën e 67-të, kësaj radhe përmes Lautaro Martinez i cili arriti të shënojë me kokë.
Golin e tretë dhe atë që vulosi fitoren e thellë të mysafirëve e shënoi turku Hakan Calhanoglu në minutën e 95-të nga penalltia.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti ky që ishte dhe Interi mori fitoren e cila e bën atë lider të Serie A, të paktën deri nesër kur zhvillohet derbi mes Milanit dhe Juventusit.
Të besuarit e Inzaghit tashmë kanë 22 pikë të grumbulluara teksa në ndeshjen e ardhshmë në ligë do të jenë nikoqir i Romës./Telegrafi/