Site icon Telegrafi

Inter merr pikën e parë në Serie A (Video)

Interi nuk arriti të triumfojë as në xhiron e dytë të Serie A. 

Nerazurrët kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Giuseppe Meaza me Palermon me rezultat 1-1.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, 45 minutshi i parë përfundoi pa gola në saje të mbrojtje të forta të ekipeve respektive, transmeton Telegrafi.

Gary Medel (‘32), Miranda (‘35), Jeson Murillo (‘37) kishin rastet më të mira për skuadrën zikaltër, por pjesa e parë përfundoi pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë futbollistët e Palermos befasuan duke kaluar në epërsi pas një sulmi jopremtues.

Ishte Andrea Rispoli, ai i cili realizoi gol pas një devijimi të topit të Davide Santon në minutën e 48-të takimit.

Por, të besuarit e trajnerit holandez, Frank de Boer nuk reshtën së kërkuari golin e barazimit, të cilën e gjetën njëzet minuta para përfundimit të takimit.

Antonio Candreva harkoi shumë bukur në minutën e 72-të takimit për Mauro Icardin, i cili realizoi gol me kokë nga afërsia.

Në vazhdim të takimit më nuk pati gola, ani pse Interi pati edhe disa raste për shënim dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Interi zë pozitën e 13-të renditjes tabelore të ligës elitare italiane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UyUpLVOb1F4

https://www.youtube.com/watch?v=g04rp3wOOiw

Exit mobile version