Site icon Telegrafi

Inter-Ludogorets në rrezik, edhe kjo ndeshje mund të shtyhet shkaku i Coronavirusit

Interi do të luajë të enjten ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit të vlefshme për 1/32-tën në Ligën e Evropës, por edhe ky takim mund të shtyhet, ose të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të Coronavirusit.

Sëmundja është përhapur me shpejtësi në Itali, me të gjitha ngjarjet sportive në rajonet e Lombardisë dhe Venetos janë anuluar si një masë paraprake kundër virusit.

Përplasja e Interit me Sampdoria, që do të zhvillohej këtë mbrëmje në San Siro, është shtyrë, ashtu si dhe edhe ndeshja e Atalantas kundër Sassuolos dhe përplasja e Veronës kundër Cagliarit.

Lexo po ashtu Alarmohen italianët nga Coronavirusi, vdes edhe një grua dhe anulohen tri ndeshje të Serie A

Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët do të rikthehet sot në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjen kthyese kundër skuadrës bullgare të enjten.

Megjithatë, ky medium shton se kjo ndeshje mund të shtyhet shkaku i përhapjes së coronavirusit ose rezultati më i mundshëm është se loja do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Takimi i Milanit kundër Genoas fundjavën e ardhshme gjithashtu rrezikon të shtyhet.

Sa i përket shkrimit, ka 79 raste të konfirmuara të virusit në Itali, ndërsa deri tani ka edhe dy vdekje nga kjo sëmundje. /Telegrafi/

Exit mobile version