Interi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionat, të fundit për këtë vit kalendarik.
Nerazzurrët janë nikoqir të Lazios në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A, ndeshje kjo zhvillohet në Giuseppe Meazza dhe fillon nga ora 18:00.
Skuadra e Luciano Spallettit është jashtë forme, pasi në tri ndeshjet e fundit ka një barazim dhe dy humbje, teksa në këtë takim shpreson t’i kthehet fitoreve duke shpresuar edhe në ndihmën e tifozëve vendas.
Mancano poco più di due ore al fischio d'inizio di #InterLazio 🔜
Diamo uno sguardo al nostro spogliatoio! 👀📸 #ForzaInter pic.twitter.com/KUW0tLrOVO
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 30, 2017
Në anën tjetër, Lazio është në formë të luhatshme, por lartë tabelës dhe beson që në këtë udhëtim të nxjerrë së paku një pikë.
😉 Manca poco all'arrivo dei biancocelesti!
Le maglie sono già pronte per #InterLazio 🙌🏻 pic.twitter.com/OMlWk0qyd0
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) December 30, 2017
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Inter: Handanovic, Cancelo, Skiniar, Ranocchia, Santon; Gagliardini, Vecino; Candreva, B.Valero, Perisic, Icardi.
Lazio: Strakosha; Bastos, de Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lulic; Luis Alberto, Immobile.
/Telegrafi/