Telegrafi

Inter – Lazio, formacionet e mundshme

Interi dhe Lazio pritet të luajnë sot (e diel) ndeshjen interesante të vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Nerazzurrët janë nikoqir të Biancocelsteve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 20:45.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë me shtatë fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për të ngritur epërsinë me ndjekësit.

Në anën tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit është në formë të përzier këtë sezon dhe përgjithësi në ndeshjet e fundit, për këtë do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te vendasit nga minuta e parë do të luajnë Milan Skriniar, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez, ndërsa të mysafirët dyshja shqiptar Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Formacionet e mundshme 

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Sanchez, Martinez; 

Lazio: Strakosha; Hysaj, Felipe, Radu, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Alberto; Anderson, Immobile, Pedro; 

/Telegrafi/