Telegrafi

Inter kthen vëmendjen kah Ribery

Nerazurët janë në kërkim të një mesfushori, me mesfushorët e Real Madridit, Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, dhe atë të Chelseat, Deco, që janë në listën e dëshirave.

Por sipas Gazzetta dello Sport, presidenti i klubit Massimo Moratti ka një cak tjetër. Pas largimit të Zlatan Ibrahimovic presidenti dëshiron një yll të ri dhe kreativ në ekip, andaj është duke menduar seriozisht për të angazhuar Frank Riberyn.

Megjithatë realizimi i këtij qëllimi të vështirë është pak i besueshëm, duke marrë parasysh listën e gjatë të klubeve që e dëshirojnë lojtarin, si Real Madrid, Manchester United dhe Chelsea, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e klubit spanjoll.