Telegrafi

Inter kërkon Angelo Palombon

Sky Italia shkruan se Interi është duke e parë Palombon si alternativë nëse ata nuk arrijnë ta transferojnë mesfushorin Javier Mascherano nga Liverpooli.

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Palombos për të shtruar rrugën e marrëveshjes. Palombo është cak edhe i Juventusit. /Telegrafi/