Telegrafi

Inter këmbëngul për Felipe Anderson

Skuadra e madhe italiane, Inter është duke kërkuar me ngulm brazilianin Felipe Anderson.

Mesfushori ofensivë i Lazios ka shkëlqyer në Serie A në dy vitet e fundit.

Kësisoj Inter kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën offensive me transferimin e Andersonit.

Mediat italiane kanë shkruar se drejtuesit e klubit zi kaltër kanë pasur një takim me kryeqytetasit e Lazios për transferimin e brazilianit në Milano.

Anderson ka një kontratë deri në vitin 2020 me Lazion e cila nuk e lëshon për pak para.

Besohet se kryeqytetasit kërkojnë rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet ylli i tyre. /Telegrafi/