Sparta Pragë ka fituar ndaj Interit me rezultat 3-1.
Gjiganti italian nuk ka mundur të shijoj fitoren as në ndeshjen e dytë të grupeve të Ligës së Evropës, pasi u mposhtën nga çekët e Sparta Pragës me rezultat 3-1.
Më të filluar ndeshja u pa se vendasit janë të interesuar për fitore, pasi filluan rrezikimet e portës së Sami Handanovic.
Nuk vonoi shumë dhe Sparta Praga gjeti golin e parë të takimit në minutën e shtatë me anë të sulmuesit Vaclav Kadlec, i cili shënoi pas një gabimi të bërë nga mesfushori Felipe Melo.
Kur pritet se gjiganti italian do të barazoj, ishte përsëri sulmuesi Kadlec, i cili dyfishoi epërsinë për skuadrën e tij.
Goli erdhi në minutën e 25-të, pas një skeme mirë të ndërtuar dhe asistimit të Martin Frydek dhe më këtë gol u mbyll pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve sa i përket rasteve të krijuara për gol, pasi vinin më lehtë deri në zonën e zikaltërve.
Megjithatë, golin e parë në këtë pjesë e gjeti Interi me anë të Rodrigo Palacios, i cili shënoi në minutën e 71-të dhe i dha shpresë skuadrës së tij për një rezultat pozitiv.
Por, kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi pas një ndërprerje Sparta arriti të shënoj edhe njëherë me anë të mbrojtësi Mario Holek.
Ky gol erdhi në minutën e 76-të, pasi më parë doli nga loja me kartonë të kuq mbrojtësi, Andrea Ranocchia.
Deri në fund, Interi u mundua të shënoj edhe ndonjë gol, por pa sukses dhe kështu pëson edhe humbjen e dytë në Ligën e Evropës duke mbetur e fundit në grup me zero pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Football__live_/status/781541107733782532
https://twitter.com/Life365Football/status/781545696067514368
https://www.youtube.com/watch?v=tV57gCigKog
https://www.youtube.com/watch?v=svpUDhZj5Q8