Telegrafi

Inter-esohet për Ujkanin

Sipas mediave italiane, Interi ka kthyer vëmendjen te portieri i Palermos, pas dëmtimit që ka pësuar portieri i dytë, Castellazi, por edhe dështimit të bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për blerjen e portierit të Chievos, Stefano Sorrentino.

Ujkani tek Interi do të ishte zgjedhja e dytë, pasi që Handanovic është titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/