Interi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian.
Rastin e parë serioz Interi e pati në minutën e 28-të me Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk ia doli ta gjejë rrugën e rrjetës.
‘Nerazzurrët’ golin e epërsisë e gjetën në pjesën e dytë, kur Nicolo Barella (53’) bëri një harkim të bukur brenda zonës për ta gjetur kokën e Alessandro Bastonit për 1-0.
A 😘 to all of you from Basto #ForzaInter #CagliariInter pic.twitter.com/qeeYQG1nuR
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 28, 2024
Edhe tek goli i dytë protagonist ishte sërish Barella, i cili kësaj radhe asistoi në minutën e 72-të për Lautaro Martinez, i cili realizoi për rezultatin 2-0.
Për epilogun përfundimtar të këtij takimi u përkujdes Hakan Calhanoglu i cili në minutën e 78-të u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin 3-0.
How it ended 😎#ForzaInter #CagliariInter pic.twitter.com/HvYQj8Qool
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 28, 2024
Inter kështu e mbyll me fitore vitin 2024, teksa sfida e tyre e radhës do të jetë më 2 janar të 2025 ku do të luajnë në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Atalantas.
Momentalisht Interi mban pozitën e parë në Serie A me 40 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë, me këta të fundit që nesër (e diel) presin Venezian në shtëpi./Telegrafi/