Telegrafi

Inter me disa mungesa ndaj Slavia Pragës – formacionet zyrtare

Slavia Praga dhe Interi kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Sinobo Stadium”, me Nerazzurët që shihen si favorit.

Çekët në këtë përballje nuk do të mund të llogarisin në David Hovorka.

Në anën tjetër, Antonio Conte do të jetë pa lojtarët si, Nicolo Barella, Mattia Politano dhe Alexis Sanchez që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Slavia Pragës: Kolar; Coufal, Frydrych, Kudela, Boril; Soucek, Husbauer; Masopust, Stanciu, Sevcik; Olayinka.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Godin; Candreva, Vecino, Brozovic, Borja Valero, Biraghi; R Lukaku, Lautaro Martinez. /Telegrafi/