Inter dhe Shakhtar është gjysmëfinalja e dytë që zhvillohet në Ligën e Evropës.
Dy skuadrat evropiane synojnë arritjen në finale dhe tifozët e futbollit i pret një takim i zjarrtë në Merkur Spiel-Arena në Dusseldorf.
Për shkak të pandemisë tanimë është e ditur se në këtë raund garash po zhvillohet vetëm nga një ndeshje dhe ajo në terren neutral në Gjermani.
Gjiganti italian Inter shihet favorit në letër përballë Shakhtarit, skuadër që gjithmonë ka bërë mirë në Ligën e Evropës.
Inter në këtë takim ka dy mungesa të rëndësishme, pasi mungojnë sulmuesi kilian Alexis Sanchez dhe mesfushori uruguaian Matias Vecino për shkak të lëndimeve.
Në anën tjetër numër të njëjtë të mungesave kanë edhe gjiganti ukrainas Shakhtar Donetsk, pasi mungojnë braziliani Ismaily dhe Malyshev.
Inter dhe Shakhtar janë përballur dy herë në garat evropiane, ku ishte viti 2005 kur ekipet kishin luajtur në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, teksa Inter arriti të kaloj tutje pas fitores 0-2 në Ukrainë dhe barazimit 1-1 në Itali.
Antonio Conte pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të tij 3-5-2 me dyshen e sulmit Romelu Lukaku e Lautaro Martinez.
Në anën tjetër trajneri portugez i Shakhtar, Luis Castro do të luaj me formacionin 4-2-3-1 me katërshen ofensive braziliane, Marlos, Patrick, Taison dhe Moraes.
Formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; Moses, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro, Lukaku.
SHAKHTAR (4-2-3-1): Pyatov; Dodo, Kryvstov, Bondar, Matviyenko; Antonio, Stepanenko; Marlos, Patrick, Taison; Moraes. /Telegrafi/