Telegrafi

Inter dhe Sanchez në bisedime për shkëputjen e kontratës

Alexis Sanchez do të largohet nga Interi pas tri viteve qëndrim në Giuseppe Meazza.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi i ka bërë të qartë sulmuesit kilian se nuk llogarit në shërbimet e tij për edicionin e ri.

Por problemi qëndron se ende nuk ka asnjë ofertë nga skuadrat e interesuara për lojtarin dhe Interi po nxitohet për ta larguar atë.

Drejtuesit e klubit zikalëtr kanë biseduar me futbollistin për të gjetur një marrëveshje që ai të shkëput kontratën dhe për këtë Inter i ka ofruar katër milionë euro në dorë.

Megjithatë 33-vjeçari e ka refuzuar këtë ofertë dhe i ka bërë të qartë Interit se dëshiron vetëm pesë milionë euro.

Për reprezentuesin kilian ka shumë skuadra që kanë shfaqur interesim si Galatasaray, Atletico Madrid, Olympique Marseille e disa ekipe nga MLS. /Telegrafi/