Inter dhe Napoli po luajnë baras me rezultat 1-1 në ‘Giuesppe Meazza’ pas 45 minutave të para në derbin e javës në Serie A.
Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i qetë me të dyja skuadrat që po luanin me kujdes duke pritur ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.
Interi ishte superior pothuajse gjatë tërë kohës sa i përket posedimit të topit, por duke mos arritur që të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm për gol.
Mysafirët ia dolën që të kalojnë në avantazh në minutën e 23-të përmes Scott McTominay, i cili u asistua nga Amir Rrahmani për rezultatin 1-0.
🏴⚽️| 𝙎𝙘𝙤𝙩𝙩 𝙈𝙘𝙏𝙤𝙢𝙞𝙣𝙖𝙮!
He’s loving life in Italy!
Scott McTominay scores for Napoli at the San Siro against Inter Milan!
That’s his third goal for the clubpic.twitter.com/dUON7XNijc
— Everything Scotland 🏴 (@AboutScotlandd) November 10, 2024
Reagimi i Interit erdhi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, me Hakan Calhanoglun që realizoi një gol të bukur për 1-1.
🚨🇮🇹 GOAL | Inter 1-1 Napoli | Calhanoglu
WHAT A BEAUTIFUL GOAL FROM CALHANOGLU !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/JkEIvKjv7d
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 10, 2024
Pas golit të mesfushorit turk, nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar nga ndonjëra prej skuadrave dhe kështu dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabarët.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por pritet një ritëm më i shpejtë, duke e ditur se fituesi i këtij takimi do të marrë pozitën e parë në renditje./Telegrafi/