Telegrafi

Inter dhe Barca merren vesh për Ibrahimovic?

Sipas El Mundo Deportivo, gazetë kjo që është e afërt me drejtuesit e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është në prag të kalimit në ekipin spanjoll.

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ai i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në shkëmbim të Ibrahimovic, nerazurët do të fitojnë 10 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Samuel Eto’o.

Mbetet vetëm që edhe kamerunasi të thotë “Po”, dhe transferimi të vërtetohet nga të dyja palët.