Inter do të përballet me Bayer Leverkusenin në kuadër të çerekfinales në Ligën e Evropës.
Padyshim që ky takim është më interesanti në këtë fazë garave, ndërsa pritet një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve.
Mediat e ndryshme evropiane tanimë kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.
Antonio Conte pritet t’i qëndrojë besnik formacionit të tij 3-5-2, ndërsa vendin e Milan Skriniar do ta zë Diego Godin.
Dyshja e sulmit nuk do të ndryshojë dhe do të përbëhet nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.
Në anën tjetër trajneri Peter Bosz i Leverkusenit do të luaj me formacionin 4-2-3-1.
Formacionet e mundshme:
INTER (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Bastoni; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Lautaro, Lukaku.
BAYER LEVERKUSEN (4-2-3-1): Hradecky; S. Bender, L. Bender, Tapsoba, Sinkgraven; Demirbay, Palacios; Wirtz, Havertz, Diaby; Volland.
/Telegrafi/