Telegrafi

Inter arrin marrëveshje me mbrojtësin turk

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2014-09-12 06:32:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Raportohet se mbrojtësi i Fenerbahçes, Caner Erkin ka nënshkruar një para-kontratë me Interin.

Siç raporton sot Corriere dello Sport, drejtori sportiv i skuadrës italiane, Piero Ausilio ka arritur një marrëveshje me Erkin, kontrata e të cilit skadon në verë.

Reprezentuesi turk thuhet se do të merr një pagë prej 1.8 milion në sezon në një marrëveshje trevjeçare pas mbërritjes si lojtar i lirë në Guiseppe Meazza, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo pasi që Galatasaray po kërkon 8.5 milionë euro për Axel Telles dhe se Interi nuk është i gatshëm ta paguaj këtë shumë për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili është i huazuar te ekipi i Roberto Mancinit.

Nerazzurrët thuhet se kanë arritur një marrëveshje për sezonin e ardhshëm edhe me mesfushorin me tipare sulmuese të Sevillas, Ever Banegas, i cili mund të arrijë si futbollist i lirë. /Telegrafi/